
E themeluar më 03.03.2003, ElitaPlus lindi nga vizioni për të krijuar një qendër të specializuar të mjekësisë interne me fokus të veçantë në Endokrinologji dhe Diabetologji. Që nga fillimi, objektivi ynë ka qenë i qartë: ofrimi i shërbimeve të avancuara dhe cilësore për pacientët tanë.
Nga dy dhoma mjeku dhe një laborator i pajisur me aparaturë moderne për kohën, ElitaPlus është zhvilluar në një laborator biokimik dhe mikrobiologjik, klinikë dhe qendër diagnostike endokrinologjike me teknologji bashkëkohore. Sot ofrojmë më shumë se 500 analiza laboratorike, duke garantuar saktësi, shpejtësi dhe besueshmëri në rezultate.
Me dy lokacione në Prishtinë dhe një staf profesional e të përkushtuar, ElitaPlus ka ndërtuar reputacion si një nga laboratorët më të mëdhenj mjekësorë në Kosovë. Shërbimet tona përfshijnë fusha të ndryshme specialistike si:
Duke zbatuar parimet e praktikave të mira të punës dhe duke ndjekur vazhdimisht risitë në mjekësinë moderne, ne vazhdojmë të rritemi me një ritëm të qëndrueshëm, gjithmonë me fokus në kujdesin profesional dhe cilësinë maksimale për pacientët tanë.
ElitaPlus – përkushtim, profesionalizëm dhe teknologji në shërbim të shëndetit tuaj.
© ElitaPlus. Të gjitha të drejtat e rezervuara.